Ballina Aktualitet Tërmet me magnitudë 4.5 në verilindje të Shqipërisë

Tërmet me magnitudë 4.5 në verilindje të Shqipërisë

Sot, në orën 12:30, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 shkalla Rihter, e përafërt me 5-6 ballë, me epiqendër në fshatin Vinjollë të Bashkisë së Matit, 13 km në veriperëndim të Bulqizës dhe 17 km në juglindje të Burrelit.

Sipas informacioneve të marra nga Njësitë e Qeverisjes Vendore Bulqizë, Burrel, Klos dhe Peshkopi, nuk ka dëme në njerëz dhe banesa. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë lehtë në territoret e qarkut Tiranë, Dibër , Durrës dhe Elbasan.

Specialistët e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave civile po mbajnë  kontakte të vazhdueshme me të gjitha njësitë e qeverisjes vendore dhe strukturat e Shërbimit të Emergjencave Civile, Policisë dhe Zjarrfikëseve.