Ballina Aktualitet Tërmetet “shkundin” Shqipërinë/ Përveç Gjirit të Lalzit, ra në Tiranë dhe pranë...

Tërmetet “shkundin” Shqipërinë/ Përveç Gjirit të Lalzit, ra në Tiranë dhe pranë Çorovodës

Prej disa ditësh Shqipëria vijon të jetë një zonë sizmike aktive. Sipas IGJEUM, tre lëkundje tërmetesh janë ndjerë edhe mbrëmjen e kaluar në zona të ndryshme të vendit.

Tërmeti i parë është ndjerë në orën 03:29 me magnitudë 2,1 ballë në Tiranë. Tërmeti i dytë është ndjerë në orën 03:33 me magnitudë 3 ballë në Gjirin e Lalëzit, ndërsa tërmeti i fundit me magnitudë 2,4 ballë është shënuar në orën 06:07 në fshatin Zhepe, rreth 19 kilometra nga Çorovoda.

Kujtojmë se edhe dje u ndje një tërmet me magnitudë 3,5 ballë rreth orës 15:46 në Fier, Lushnjë, Tiranë, dhe zonat përreth.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook