Ballina Aktualitet Tërmeti – në Bulqizë, dëmtohen banesa, shkolla dhe qendra shëndetësore

Tërmeti – në Bulqizë, dëmtohen banesa, shkolla dhe qendra shëndetësore

Katër shkolla, tetë banesa dhe një qendër shëndetesore janë dëmtuar nga tërmeti 4.4 ballë i cili tronditi ditën e djeshme zonën e Matit. Lëkundjet e tërmetit një ditë më parë me epiqendër në fshatin Vinjoll në Bashkinë Mat janë ndier në territorin e qarkut Dibër, Tiranë dhe Elbasan.

Sipas informacioneve marra nga Drejtoria e Përgjithshme Emergjencave Civile gjatë 24 orëve kaluara nga pushteti vendor dhe Institucioni i Prefektit nuk raportohet për persona lënduar.

Grupet e verifikimit në terren ngritura menjëherë nga Njësitë Vendore kanë konstatuar se tërmeti ka shkaktuar dëme pjesshme në disa objekte në bashkinë Bulqizë dhe Klos, qarkut Dibrës.

BASHKIA BULQIZË

Shkolla e mesme e bashkuar ‘’Asllan Keta’’, njësia administrative Fushë Bulqizë, shkolla 9-vjeçare “Godvi”, njësia administrative Zerqan dhe shkollat 9-vjeçare “Xhevdet Doda” dhe ‘’Shefqet Pançi’’ në qytetin eBulqizës kanë pasur dëmtime lehta, por objektet nuk paraqesin probleme dhe procesi i mësimdhënies vijon normalisht.

Qendra Shëndetësore në fshatin Zerqan, njësia administrative Zerqan, ka patur çarje mureve dhe dëmtim në tavanin e saj. Objekti është i amortizuar ndër vite dhe lëkundjet e tërmetit kanë sjellë dëmtim pjesshëm tij, duke bërë që mos funksionojë normalisht.

BASHKIA KLOS

Në njësinë administrative Xibër është dëmtuar banesa e shtetasit H.A ecila është bërë e pa banueshme.

7 banesa në fshatrat Gur i Bardhë, Xibër, Kurdari, Kurqelaj dhe në Shëngjun, kanë pësuar çarje mureve dhe suvave.

Grupet e punës po kryejnë verifikimet në terren edhe gjatë ditës së sotme do përcaktojnë plotësisht dëmet në total shkaktuara nga tërmeti i ditës së djeshme.