Ballina Aktualitet Terror ndaj medias, 48 gazetarë të vrarë brenda vitit 2018

Terror ndaj medias, 48 gazetarë të vrarë brenda vitit 2018

Dyzet e tetë gazetarë janë vrarë deri tani këtë vit, sipas përllogaritjeve të Zërit të Amerikës. Ata i shtohen rreth një mijë gazetarëve të vrarë në dekadën e kaluar.

Disa kanë humbur jetën gjatë raportimit në zona konflikti. Të vrarë nga shpërthime bombash ose për shkak se ndodheshin në rrezen e zjarrit të forcave ndërluftuese.

Këtu përfshihen 9 gazetarë afganë, mes tyre 3 nga simotra e Zërit të Amerikës, Radioja Evropa e Lirë. Të gjithë u vranë në të njëjtin shpërthim bombe në Kabul në muajin prill.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës ndaj mediave në Afganistan që nga rënia e talebanëve, duke e bërë atë vendin më vdekjeprurës në botë për shtypin këtë vit.

Gazetarë të tjerë u vunë në shënjestër në mënyrë individuale, të shënjestruar nga grupe të armatosura, kriminelë, tregtarë të drogës apo terroristë, dhe ajo që është më shqetësuese, nga qeveritë dhe politikanët.

Deri kohët e fundit sulmet ndaj gazetarëve kanë ndodhur më shpesh në vendet më pak të zhvilluara. Por tani kërcënimi po zhvendoset në Perëndim, ku mediat tradicionalisht kanë qenë imune ndaj dhunës. Gjithashtu, atje ku liria e medias është parë tradicionalisht si një frenues i rëndësishëm për shkeljet e qeverisë dhe për shfaqjet autoritare të pushtetit.

Gjatë 12 muajve të fundit, në Bashkimin Evropian janë vrarë tre reporterë.