Ballina Aktualitet Terrorizoi banorët duke qëlluar me armë, ndodhi ajo që pritej

Terrorizoi banorët duke qëlluar me armë, ndodhi ajo që pritej

Policia e Fierit ka arrestuar një të ri në fshatin Mbyet të Patosit ka qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë natës së të premtes.

Në një njoftim të policisë bëhet me dije se 35-vjeçari shtë arrestuar në flagrancë pas prishjes së qetësisë publike me të shtëna nga një armë tip pushkë.

Në vendngjarje është bllokuar arma e zjarrit si dhe 5 (pesë) gëzhoja model 56.

Njoftimi i plotë:

Komisariati i Policisë Fier

Prish qetësinë publike duke qëlluar me armë zjarri në ajër, policia arreston në flagrancë autorin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-A.D., 35 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Patos.

LEXO EDHE:  20-vjeçari plagoset me armë në kokë, transportohet me urgjencë në spital nga...

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës ka qëlluar në ajër me armë zjarri, pushkë 20 (njëzeçe),  në afersi të një Bar-Restoranti në fshatin Verbas, Patos.

Në vendngjarje është bllokuar arma e zjarrit si dhe 5 (pesë) gëzhoja model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve e municionit luftarak” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga Nenet 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook