Ballina Aktualitet Terrorizoi pushuesit në Dhërmi, arrestohet i riu që qëlloi 4 herë me...

Terrorizoi pushuesit në Dhërmi, arrestohet i riu që qëlloi 4 herë me armë tek disko “Havana”

Foto ilustruese

Është zbardhur identiteti i autorit që qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në disko “Havana” në Dhërmi.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ai është 23-vjeçari, Emiljano Nina, banues në Tiranë, i cili është arrestuar nga uniformat blu.

I riu ka qëlluar me armë zjarri 4 në ajër duke terrorizuar të pranishmit në disko, ndërkohë që motivi i sherrit duke se ka qenë një konflikt për motive të hershme, me një tjetër shtetas.

Njoftimi i Policisë
Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Himarë në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e ngjarjes së sotme të ndodhur në Dhërmi, kanë bërë të mundur dokumentimin e saj.

Nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal shtetasi Emiljano Nina është konfliktuar për motive të dobëta (të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi Emiljano Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Në përfundim të veprimeve hetimore është kryer arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Po në kuadër të veprimeve të kryera është bërë e mundur dhe gjetja e sekuestrimi armës së zjarrit pistoletë me dy fishekë.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, ”Prishja qetësisë publike”, parashikuar nga neni 278 dhe 274 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook