Ballina Aktualitet “Do t’i jap fund jetës”, deputetja e PD-së zbulon mesazhet e qytetarëve...

“Do t’i jap fund jetës”, deputetja e PD-së zbulon mesazhet e qytetarëve pa ndihmë ekonomike

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka qenë e ftuar në emisionin “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News.

Duma theksoi se e konsideron çështje humanitare nxjerrjen nga lista e ndihmës ekonomike të dhjetëra mijëra familjeve

“Ju siguroj që sot ka njerëz, mesazhe që më vijnë mua më thonë se do t’i japë fund jetës. Njerëzit nuk janë as koka turku, as shifra dhe as presje dhjetore. Zotërinjtë përballë dhe zonja e pranuan se sistemi ka nxjerrë jashtë dhe ka gabime.

Dy gjëra fare të thjeshta nga pikëpamja politike. Nëse ka abuzim në skemë, ju siguroj se abuzuesi i skemës kapet jo në vitin e 5-të, por në moment.

Edhe në skemën e vjetër edhe në skemën e re nuk ka asnjë arritje madhore. Ke nxjerrë 18 mijë veta dhe në paketë thua janë abuzues dhe thua ka gabime.

Sikur një i vetëm të ketë dalë nga skema gabimisht, do të bëhej i njëri debat.

Nëse bëhet fjalë që këto mijëra nuk e kanë objekt luksi do të bënim një debat të dytë. Kjo është çështje humanitare. Nëse flisni për nxjerrje jashtë të abuzuesve ka pasur momente që skema ka qenë 200 mijë dhe ka shkuar në 100 mijë”, tha Grida Duma.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook