Ballina Aktualitet Tiranë/ Digjet plotësisht në kabinën elektrike, identifikohet viktima (Foto)

Tiranë/ Digjet plotësisht në kabinën elektrike, identifikohet viktima (Foto)

Është identifikuar nga policia personi që u gjet i djegur mbrëmjen e djeshme, në një kabinë eletrike.

Ngjarja u shënua në rrugën “Muhamet Deliu”, në zonën e Freskut në kryeqytet, ku Jetmir Sadiku, 27-vjeç gjeti vdekjen në një kabinë elektrike.

Burime pranë grupit hetimor thanë se sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet të jetë aksidentale, ndërsa materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e rrethit.

Ekspertiza mbi kufomën pritet të hedhë më shumë dritë rreth ngjarjes.

“Rreth orës 21:55, në rrugën ‘Muhamet Deliu’ pranë pallatit “Zaimaj”, brenda kabinës elektrike, viktima është djegur plotësisht nga zjarri i shkaktuar”, njoftoi Policia.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook