Ballina Aktualitet Tiranë/ E rëndë! Foshnja 2 javëshe humb jetën në maternitet, e ëma...

Tiranë/ E rëndë! Foshnja 2 javëshe humb jetën në maternitet, e ëma në gjendje të rënduar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Tiranës, ku një foshnje ka ndërruar jetë, si pasojë e disa problemeve shëndetësore.

Foshnja kishte lindur dy javë më parë në shtëpi, por pasi u dërgua në spital bashkë me të ëmën, ndërroi jetë në maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë. 

Sipas burimeve policore, e ëma e foshnjes ka çrregullime mendore dhe pas humbjes së foshnjës së saj, ajo vazhdon të trajtohet nga mjekët, pasi ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.02.2018, në maternitetin “Koço Glozheni”, kanë shkuar në gjendje të rëndë, shtetësia V.K, vjeç 40 banues në Tiranë, me foshnjën 2 javësh, e cila ka lindur në kushtet e shtëpisë dhe vdiq në maternitet foshnja, kurse shtetasja V.K është në gjendje të rëndë. Nga veprimet e kryera rezulton se V.K është me çrregullime mendore. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim juridik.

LEXO EDHE:  U arrestua se i vendosi tritol biznesmenit, kush është miku i Emiljano Shullazit (Video)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook