Ballina Aktualitet Tiranë/ Gjendet i pajetë në rrugë, 50-vjeçari dyshohet të jetë vrarë

Tiranë/ Gjendet i pajetë në rrugë, 50-vjeçari dyshohet të jetë vrarë

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme, në rrugën “Nikolla Tupe”, në kryeqytet.

Sipas infromacioneve paraprake, bëhet me dije se viktima është një burrë rreth moshës 50-vjeçare.

Policia e Tiranës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Paraprakisht dyshohet se mund të ketë qenë një vrasje, por nuk përjashtohet as varianti i një ngjarjeje aksidentale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook