Ballina Aktualitet Tiranë/ Kapet i shumëkërkuari, shkaktoi 530 milionë dollarë vjedhje në fushën kibernetike...

Tiranë/ Kapet i shumëkërkuari, shkaktoi 530 milionë dollarë vjedhje në fushën kibernetike (Emri)

Gjatë një operacioni të zhvilluar në Tiranë, është arrestuar i shumëkërkuari, pjesëtar i organizatës kriminale në fushën e kimeve kibernetike “Infraud”.

Sektori Kundër Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, së bashku me DVP Fier dhe Prokurorinë e Përgjithshme, kanë arrestuar sot pjesëtarin e një organizate kriminale, që shiste të dhëna të vjedhura kartash krediti në thellësi të internetit.

Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për 25-vjeçarin Aldo Ymeraj, banues në Fier, i cili u ka shaktuar konsumatorëve të kartave të kreditit, një humbje prej 530 milionë dollarësh.

LEXO EDHE:  Tragjike në Fushë-Arrëz, 12-vjeçari vdes nga fruthi, rëndë motra dhe vëllai i viktimës

Ymeraj ishte pjesë e grupit “Infraud”, ku pjesëtarët përdornin një forum në internet për blerjen dhe shitjen e kartave të kreditit dhe llogarive bankare të vjedhura.

Nga 36 personat ndaj të cilëve u ngrit padi për çështjen në fjalë, vetëm 13 prej tyre janë arrestuar në shtete si SHBA, Australi, Britani, Francë, Itali, Kosovë dhe Serbi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook