Ballina Aktualitet Tiranë/ Merr fund rrjeti i trafikut, ja emrat e 3 të rinjve...

Tiranë/ Merr fund rrjeti i trafikut, ja emrat e 3 të rinjve që përfunduan pas hekurave

Policia e Tiranës ka shkatërruar një grup trafikimit dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona dhe u sekuestruan 155 kg kanabis.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Tiranës, bëhet me dije se të rinjtë e arrestuar janë Kejvin Vathi, 23 vjeç, banues në Tiranë, Gezim Laçi, 26 vjeç, banues në Krujë, si dhe Arian Laçi, 23 vjeç, banues në Krujë.

Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet M.K., 32 vjeç, banues në Krujë.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

U arrestuan në flagrancë shtetasi:

• K. V., 23 vjeç, banues në Tiranë, G. L., 26 vjeç, babues në Krujë, A. L., 23 vjeç, banues në Krujë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi M.K., 32 vjeç, banues në Krujë.

Më datë 10.03.2018, në rrugën ” Skëndërbeu” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet tip “Audi” dhe ” Golf 4″ që keta shtetas lëviznin iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 155 kg bimë narkotike e dyshuar e llojit ” Cannabis Sattiva”.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

• 13100 lekë, 2 automjete dhe 4 telefona celular.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime te metejshme hetimore per veprat penale te “Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike ne bashkepunim” parashikuara nga neni 283/2, te Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook



LEXO EDHE:  "Nuk ju bëhet vonë për minatorët", deputeti i LSI shpërthen në akuza pas rrëzimit të propozimit nga PS