Ballina Aktualitet Tiranë/ Përplasi të moshuarin në motorr, ish-banori i Big Brother përfshihet në...

Tiranë/ Përplasi të moshuarin në motorr, ish-banori i Big Brother përfshihet në aksident (Foto)

Një aksident është regjistruar vetëm pak minuta më parë në Tiranë, ku një makinë është përplasur me një motorr.

Ngjarja ka ndodhur në autosradën Tiranë-Durrës në rrugën dytësore, ku një makinë dhe një motorr janë përfshirë në një aksident rrugor.

Sipas burimeve, i përfshirë në këtë aksident shihet edhe ish-banori i Big Brother, Elsamed Senaj dhe një i moshuar i cili drejtonte motorrin.

Fatmirësiht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por nuk dihet nëse ish-banori ka qenë duke drejtuar makinën e përfshirë në aksident apo është thjesht një dëshmitar.

Kujtojmë se Elsamedi është një ndër banorët e edicionit të fundit të ‘Big Brother’ dhe pas kësaj tani ai është reper me famë më të madhe.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook