Ballina Aktualitet TIRANË/ Qëllohet me pistoletë Punonjësi i Policisë, sherr përballë lokalit

TIRANË/ Qëllohet me pistoletë Punonjësi i Policisë, sherr përballë lokalit

Polici ka patur një konflikt jashtë detyre me dy shtetas në zonën e ish-parkut të Autobusëve.

Sipas ngjarjes së policisë, punonjësi i Komisariatit te Policise Nr 1 Tirane,  por jashtë orarit të shërbimit ka debatuar me dy shtetas banore të lagjes. Në konflikt e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Ermal Bregu.

Bregu është dërguar menjëherë në spital dhe sipas mjekëve jeta e tij është jashtë rrezikut. Ndërkohë po  punohet për sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Deklarata e drejtorit të policisë Tiranë Ardi Veliu

“I plagosuri është punonjës policie, ka qenë jashtë orarit zyrtar. Jeta e punonjësit të policisë është jashtë rrezikut, mjekët e kanë në kontroll situatën. Polici banon në këtë lagje. Ai është konfliktuar me dy persona, ku njëri e ka goditur me armë zjarri. Nuk ka lidhje me detyrën, jemi shumë afër zbardhjes”.

Njoftimi i Policisë

“Më datë 28.11.2017, rreth orës 19.35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ka patur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vëndgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, tek ish parku i autobuzave përballë një lokali,  shtetasi E. B, rreth 33 vjeç,  punonjës policie i Komisariatit te Policise Nr 1 Tirane,  por jashtë orarit të shërbimit ka debatuar me dy shtetas banore të lagjes. Në konflikt e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Ermal Bregu. Shtetasi Ermal .Bregu., është dërguar në spital dhe ndodhet  nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po  punon për sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve”.

LEXO EDHE:  Ç'po ndodh në Gjirokastër? Denoncimi: Drejtori i Policisë po terrorizon fëmijët e mitur

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook