Ballina Aktualitet Tiranë/ Shisnin ilaçe kontrabandë, në pranga administratori dhe punonjësja e farmacisë

Tiranë/ Shisnin ilaçe kontrabandë, në pranga administratori dhe punonjësja e farmacisë

Policia e Tiranës ka arrestuar sot administratorin e një farmacie në kryeqytet dhe një punonjëse, pasi akuzohen për kontrabandë produktesh farmaceutike.

Sipas burimeve policore, është shpallur në kërkim drejtuesja teknike e farmacisë.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 12.05.2018, Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Medikamenti”, arrestoi shtetasit:

– Julian Ll., 40 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë administrator farmacie)

– E. P., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, (me detyrë punonjëse farmacie)

Si dhe u shpall në kërkim dhe po punohet për ndalimin e shtetases:

– A. P., 66 vjeçe, banuese në Tiranë (me detyrë drejtuese teknike e farmacisë)

Shtetasit e mësipërm në një pikë farmacie në rrugën “Kongresi i Manastirit”, tregtonin dhe shisnin produkte farmaceutike kontrabandë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook