Ballina Aktualitet Tiranë/ Tentuan thyerjen e arkës së Kishës, policia shpall në kërkim autorët

Tiranë/ Tentuan thyerjen e arkës së Kishës, policia shpall në kërkim autorët

Disa persona ende të paidentifikuar, kanë tentuar vjedhjen me thyerje të arkës së një kishe katolike në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, në rrugën “Ali Pashë Gucia”, ku personat tentuan grabitjen e arkës në një kishë katolike.

Pas njoftimit për ngjarjen, forcat policore mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:
Më datë 18.02.2018, në rrugën “Ali Pashë Gucia”, kanë tentuar të vjedhin me thyerje, arkën e një kishë katolike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook