Ballina Aktualitet Tjetërsimi i pronave në Lezhë, reagon Marku: Kryeministri kriminel “gjueti shtrigash” ndaj...

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, reagon Marku: Kryeministri kriminel “gjueti shtrigash” ndaj PD

Nënkryetarja e bashkisë së Lezhës, Alfrida Marku ka reaguar në lidhje me skandalin e pronave në Shëngjin ku u arrestuan zyrtarë, mes të cilëve dhe kryetari i bashkisë, Fran Frrokaj.

Gjatë një konference për shtyp, Marku e ka quajtur arrestimin e kryetarit të bashkisë si një hakmarrje nga kryeministri.

Marku theksoi se sa herë që Rama dhe kriminelët që e duan Lezhën pa kundërshtar, do ta marrin përgjigjen sa herë të përballen në Lezhë dhe me qytetarët e saj të ndershëm.

“Politikisht, kryeministri kriminel, kriminelët e tij në Lezhë dhe kriminelët që e duan Lezhën pa kundërshtar, do ta marrin përgjigjen sa herë të përballen në Lezhë dhe me qytetarët e saj të ndershëm.

Ndryshe nga mandati i parë ku Rama i bënte presion prokurorisë dhe gjykatave duke i marrë dhe personalisht në telefon për të mos hetuar zyrtarët e partisë së tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin, duke qenë kështu imunë për paprekshmërinë e tyre, tani me futjen në dorë të organit të akuzës kryeministri i kokainës, jo vetëm ka garantuar paprekshmërinë e të tijëve në pushtet vendor dhe qëndror, por ka nisur gjuetinë e shtrigave, presionin, dhunën e hakmarrjen politike ndaj zyrtarëve të Partisë Demokratike.

Dhunimi i lirisë së Kryetarit dhe zëvendës kryetarit të Bashkisë Lezhë, dhe ndaj institucionit, si hakmarrje e presion politik dhe duke instrumentalizuar e dhunuar autoritetin e organeve të drejtësisë është skandaloze dhe e pajustifikueshme. Dëshmon se Shqipëria është në ekstremin e paligjshmërisë, dhunës për arsye politike dhe kriminalitetit të strukturuar, ideuar dhe mbrojtur nga Rama dhe të tijtë.  Asnjë presion qeveritar, asnjë luftë politike nuk zbeh apo deformon autoritetin e asnjërit”, thuhet në reagim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook