Ballina Aktualitet Tmerr në Fushë-Arrëz/ Shkarje masive e tokës, banorët e kalojnë natën në...

Tmerr në Fushë-Arrëz/ Shkarje masive e tokës, banorët e kalojnë natën në ‘qiell të hapur’

Në një situatë tepër alarmante është gjendur edhe fshati Dardhë i Fushë-Arrëzit, ku ka patur shkarje masive të tokës.

Të frikësuar nga ky fenomen, banorët e këtij fshati kanë braktisur banesat e tyre dhe janë detyruar të kalojnë natën jashtë.

Sipas të dhënave, mësohet se si pasojë e shkarjes së dheut janë dëmtuar disa banesa.

Banorët tregojnë se pasi kanë dëgjuar disa zhurma, kanë parë që toka po lëvizte, ndërsa kanë dalë të alarmuar jashtë banesave.

Tashmë banorët e këtij fshati janë me sytë nga autoritetet lokale, për t’i ofruar ndihmë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook