Ballina Aktualitet Topalli akuza Bashës: Po bën të kundërtën e asaj që partia ka...

Topalli akuza Bashës: Po bën të kundërtën e asaj që partia ka nevojë…

Ish-deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka ngritur sërish akuza ndaj kryetarit të opozitës, duke u shprehur se ky i fundit po thellon ndarjen brenda partisë.

Në një prononcim për mediat, Jozefina Topalli u pyet sesi i gjykon ajo vendimet e fundit të selisë blu për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 28-29 prill.

Topalli akuzoi Bashën se nëpëmjet këtyre ndryshimeve statusore, ai po ‘synon spastrimin e partisë nga demokratët’.

“Një farsë e re antistatuore që synon pastrimin përfundimtar të partisë nga demokratët. Ndërkohë që sic thotë Berisha, Partia ka nevoje për bashkim. Ajo që po bën Lulzim Basha është thellimi i ndarjes. Problemi i PD nuk është statuti, (sepse atë se ka respektuar kurrë Lulzim Basha) por humbja e thellë e PD, kriza e lidershipit, ilegjitimiteti dhe korruptimi i tij përballë qeverisjes më të keqe të këtyre 27 viteve”, u shpreh Topalli.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook