Ballina Aktualitet Trafikonin lëndë plasëse e radioaktive, kapen në flagrancë autorët

Trafikonin lëndë plasëse e radioaktive, kapen në flagrancë autorët

Në një bashkëpunim mes tëre Policia e Durrët me Policinë e Krujës kanë zhvilluar ditën e sotme një operacion të koduar “Muzgu”. Ky operacion është finalizuar me goditjen e një grupi kriminal, duke kapur kështu në flagranë dy shtetas përkatësisht:

– A. B, 38 vjeç, banues në Kukës;
– H. Gj, 26 vjeç, banues në Kukës.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e Strukturave policore se shtetasit e mësipërm trafikonin lëndë plasëse, në momentin e arrestimit të tyre në Thumanë, brenda një çante në ngjyrë të zezë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale tre kallëpë cilindrike të mbështjellë me letër kartepecete dhe natriban transparent, ku ishin të vendosura tre kapsolla detonatore të lidhura me tel përcjelles të kapura me natriban, ku në anën tjetër ishin të bashkuara me dy aparate celularë të markës “Nokia”.

Ndërkohë që bëhet me dije se materialet e sekuestruara gjatë operacionit do do t’i kalojne Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprime të mëtejshme.