Ballina Aktualitet Tragjedi në familjen shqiptare, xhaxhai vret nipin gjatë festës

Tragjedi në familjen shqiptare, xhaxhai vret nipin gjatë festës

Një ngjarje rëndë ka ndodhur gjatë një ahengu familjar, i cili rezultoi fatal dhe u shndërrua në tragjedi.

Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Mushtisht, ku gjatë një feste familjare xhaxhai ka vrarë aksidentalisht nipin e tij.

Megjithëse është dërguar në Emergjncën e Spiatlit Rajonal Prizren, i mituri fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të rënda.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës

Sot, rreth orës 14:15, Policia e Suharekës është informuar se nje i mitur me plagë në trup është sjell për ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Pas pranimit të informacionit, njësitë patrulluese kanë kryer hetime fillestare dhe shpejt është kuptuar se në një shtëpi në familjen Sopaj në fshatin Mushtisht kishte pasur aheng familjar dhe një i dyshuar kishte shtënë në ajër me armë zjarri.

Sipas hetimeve fillestare dyshohet se gjatë krismave arma është bllokuar dhe duke u perpjekur për ta zhbllokuar armën vetëplagoset i dyshuari e me pas plumbi e godet edhe nipin e tij i vitlindjes 2004.

Viktima ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim por nuk kishte mundur të mbijetojë.

Policia e Prizrenit e ka arrestuar të dyshuarin (xhaxhai i viktimës) dhe në automjetin e të njëjtit e ka sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jet përdorur në rast.

Po ashtu krim teknikët e kanë sekuestruar edhe një kallashnikov në vendin e ngjarjes dhe disa gëzhoja.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook