Ballina Aktualitet Tragjedia në Itali/ U gjet i mbytur në kanal, shqiptari po ikte...

Tragjedia në Itali/ U gjet i mbytur në kanal, shqiptari po ikte nga qentë…

Është sqaruar shkaku i fatkeqësisë së vdekjes së shqiptarit në kanalin Vera në L’Aquila dhe sipas autoriteteve, Edmond Preka ka rënë në ujë për t’i shpëtuar sulmit të qenve.

Hetimet e para të karabinierëve po hedhin dritë mbi dinamikën e vdekjes së Edmond Prekës, muratori shqiptar 36-vjeçar që banonte në Progetto Case në Paganica. 

Preka u gjet i vdekur të premten pasdite i mbytur në kanalin Vera dhe sipas hetimeve ai ka rënë në ujë në përpjekje për t’u shpëtuar dy qenve të të egërsuar.

Gjatë hedhjes në ujë, Preka në vrap e sipër është rrëzuar dhe ka vrarë kokën.

Edhe pse ishte një notar i mirë dhe kanali kishte vetëm gjysëm metri ujë, ai ka humbur vetëdijen dhe nuk ka mundur të shpëtojë veten.

Ky është varianti më i mundshëm i rindërtuar i tragjedisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook