Ballina Aktualitet Tragjike në Tiranë/ ‘Vdekje në rrethana misterioze’, trupi i pajetë i 26-vjeçarit...

Tragjike në Tiranë/ ‘Vdekje në rrethana misterioze’, trupi i pajetë i 26-vjeçarit u gjet në…

Një 26-vjeçar, është gjetur i pajetë një ditë më parë në kryeqytet në ambientet e një pallati në ndërtim.

Burime pranë grupit hetimor, bënë me dije se në trupin e 26-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune.

“Në rrugën ‘Panorama’, në ambientet e pallatit në ndërtim, ka gjetur vdekjen F.J., 26 vjeç,  banues në Tiranë. Nga veprimet e para të kryera dyshohet se vdekja ka qenë aksidentale”, njofton zyrtarisht Policia pa dhënë asnjë detaj më tepër rreth rrethanave që sollën ndarjen nga jeta të të riut.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Moti i keq "gjunjëzon" Tiranën, shihni ç'ndodh me furgonin në Zall Bastar

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale, shtuan të njëjtat burime. Ndërkohë pritet ekspertiza për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook