Ballina Aktualitet Tragjike në Tiranë/ Vetëhelmohet me fotoksinë, 20-vjeçarja ndërron jetë në spital

Tragjike në Tiranë/ Vetëhelmohet me fotoksinë, 20-vjeçarja ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 20-vjeçare i ka dhënë fund jetës pasi kishte pirë fostoksinë.

Burime zyrtare nga policia, bëjnë me dije se ngjarja ndodhi dje në Kashar, ku e reja u vetëhelmua me fotoksinë, duke humbur jetën tragjikisht.

Të njëjtat burime theksuan se shtetësia me inicialet A.K, u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa ajo humbi jetën rreth orës 21:30.

Njoftimi i policisë:
Më datë 13.03.2018, në Kashar, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia A.K, vjeçe 20, e cila rreth orës 21.30, vdiq në spital. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook