Ballina Aktualitet Tragjike në Vlorë, vret kushëririn me sëpatë (Emri)

Tragjike në Vlorë, vret kushëririn me sëpatë (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës ku një person është qëlluar me sëpatë, i cili ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gumenicë të Vlorës, ku 40-vjeçari Dilaver Veshaj ka qëlluar me sëpatë kushëririn e tij me iniciale A.V, 37-vjeç.

Policia ka arrestuar 40-vjeçarin, ndërkohë po punon dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë së Vlorës për vrasjen:

Vret me sëpatë të afërmin e tij, kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga policia autori i ngjarjes.

Më datë 17.03.2018, strukturat policore të DVP.Vlorë kanë marrë njoftim se në fshatin Gumenicë, gjendet i pa jetë rreth 500 m larg banesës së tij shtetasi A.V., 37 vjeç.

Si rezultat i një punë të mirëorganizuar dhe bashkëpunimi ndërmjet DVP.Vlorë, Delta Forcë, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe kapja në kohë rekord e autorit, shtetasit:

Dilaver Veshaj, 40 vjeç, banues në fshatin Gumenicë.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se të dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, dhe më pas autori Dilaver Veshaj e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës (sëpatë), shtetasin A. Veshi., i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook