Ballina Aktualitet ‘Travel News’ shpall plazhin më të bukur në Shqipëri, ja për cilin...

‘Travel News’ shpall plazhin më të bukur në Shqipëri, ja për cilin bëhet fjalë

Imagjinoni ujëra kristal të qartë, male të larta dhe plazhe me pak turistë. Jo, nuk bëhet fjalë për një mirazh, por për Drimadhen, plazhi më i bukur në Rivierën Shqiptare.

Kështu shkruan gazetarja italiane Francesca Masotti në një artikull të botuar në gazetën “Travel News”, për pesë plazhet mesdhetare ku mund të kalohen pushimet e verës.

Pushimet verore janë pothuajse në derë dhe ne të “Travel News” po ju çojmë në zbulimin e pesë plazheve absolutisht spektakolare mesdhetare për të parë këtë vit. Më mirë në fillim apo në fund të verës, kur turistët janë pak dhe ju mund ta shijoni plotësisht bukurinë e tyre, transmeton Atsh.

Në listën e pesë plazheve bëjnë pjesë Navagio Zante (Greqi), Korcula Lampedusa (Siçili, Itali), Cala Agulla (Kroaci), Drimadhes (Dhërmi, Shqipëri) dhe Majorka (Spanjë).

Ndryshe nga shumë brigje përgjatë bregut, Drimadha nuk është e mbushur me njerëz edhe në pikun e sezonit.

Plazhi është i ndarë në dy pjesë nga një gur i gërmuar nga uji dhe era: në njërën anë është e përbërë nga guralecë, nga ana tjetër është e gjitha me rërë të shkëlqyer.

Nëse doni t’i shtoni disa vizita kulturore çlodhjes tuaj, fshati Dhërmi, vetëm tri minuta me makinë, është një xhevahir i ndërtuar pranë maleve, ku shfaqen kishat ortodokse me kupola blu, shtëpitë me gurë dhe kopshtet e mbushur me lulen e quajtur “Saranda”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook