Ballina Aktualitet Tre zyrtarët e PD mbërrijnë në Prokurori, deputeti ironi me ministrin Xhafaj:...

Tre zyrtarët e PD mbërrijnë në Prokurori, deputeti ironi me ministrin Xhafaj: “Unë nuk jam Ervin Salianji”

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda bashkë me demokratin Gazmend Bardhi.

Salianji  ironizoi ministrin Fatmir Xhafaj, teksa mbante në duar një fletë të bardhë, ku shkruhej “Unë nuk jam Ervin Salianji”.

Salianji ka zgjedhur pikërisht këtë taktikë dilentate, teksa i drejtohet prokurorisë për çështjen e audio-përgjimit, ku implikohet vëllai i ministrit të Brendshëm , Fatmir Xhafaj.

Ndërkohë Prokuroria ka thirrur edhe gazetarin Jetmir Olldashi, pasi kërkon edhe pajisjen që realizoi audio përgjimin.

Në audio përgjim PD pretendon se vëllai i Fatmir Xhafës, Agron Xhafaj, bën pazare me një person tjetër për trafikun e drogës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook