Ballina Aktualitet Tren i ri për udhëtarët e linjës Tiranë-Durrës, bashkë me të vjen...

Tren i ri për udhëtarët e linjës Tiranë-Durrës, bashkë me të vjen dhe rritja e çmimit të biletës, ja sa do të kushtojë

Me ardhjen e trenit të ri në linjën e re hekurudhore Tiranë-Durrës, mësohet se do të ndryshojë dhe çmimi i biletës.

Mësohet se çmimi i biletës  do të variojë nga 1-1.2 euro.

Kjo gjë është bërë me dije nga zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli gjatë diskutimit të projektligjit mbi grantin 35.4 milionë euro të Fondit të Investimeve të BE për financimin e rehabilitimit të linjës ekzistuese dhe degëzimit të ri hekurudhor në Rinas.

“Ndodh që bileta, pavarësisht se nuk është përcaktuar, është shumë e saktë në përgatitjen e fizibilitetit të lëvizjes së njerëzve, do luhatet midis 1 euro dhe 1.2 pak a shumë. Pse nuk është përcaktuar kaq saktë nga ne është fakti që i përgjigjet dhe pyetjes tjetër që operatorët do të jenë të hapur, pra do të jenë operatorë publikë, mund të jenë edhe operatorë privatë, sikurse ekziston edhe mundësia e kombinimit të operatorëve”, tha Shkreli.

Mësohet se kostoja totale e projektit kap vlerën e 90 milionë eurove nga të cilat 16 milion euro do të financohen nga buxheti i shtetit, 36 milionë euro hua e Bankës Botërore dhe 35.4 milionë euro granti i BE-së.

Sipas Shkrelit, afati i përfundimit të punimeve është data 31 dhjetor 2020.

“Deri vitin tjetër, pra bëhet fjalë për 24 muaj, është plotësisht e realizueshme sepse bëhet fjalë për rehabilitim. Ne mendojmë që do arrijmë ta realizojmë këtë datë , e vetmja gjë që mund të ketë pikëpyetje do të jetë trakti i ri i cili do të shkojë deri në Rinas. Pavarësisht se janë bërë studimet, gjatë punës mund të ketë pikëpyetje që mund ta shtyjnë atë pjesë të hekurudhës brenda targetit mujor”, sqaroi Shkreli.

LEXO EDHE:  Gazetarët italianë në Durrës, reportazh për drogën por ja çfarë zbulojnë!

Zv.ministri i Infrastrukturës sqaroi se lokomotiva e re do të jetë me naftë, ndërsa për lokomotivën elektrike kërkohet 10-12 milionë lekë shtesë.

Shkreli nuk përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi me kompanitë private.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook