Ballina Aktualitet Tronditet Durrësi/ Hidhet nga kati i 8-të i pallatit, 36-vjeçari gjen vdekjen...

Tronditet Durrësi/ Hidhet nga kati i 8-të i pallatit, 36-vjeçari gjen vdekjen e menjëhershme

Një ngjarje e rëndë, është regjistruar vetëm pak minuta më parë mbrëmjen e sotme në lagjen nr.6, të qytetit të Durrësit.

Për arsye ende të paqarta, një 36-vjeçar është hedhur nga kati i tetë i pallatit ku jetonte, e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.K, i cili ka kryer aktin ekstrem, me të cilin humbi jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po merr në pyetje familjarët, për të zbardhur arsyet që shtynë 36-vjeçarin, të kryente këtë aktin vetëvrasës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook