Ballina Aktualitet Tronditet familja në Lushnje, 17-vjeçarja gjendet e varur në pemë

Tronditet familja në Lushnje, 17-vjeçarja gjendet e varur në pemë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në një familje në Lushnje.

Sipas njoftimeve policore, rreth orës 05:35, në fshatin Stan Karbunarë, Lushnje, familjarët kanë gjetur të vetëvarur në një peme në oborrin e shtëpisë, vajzën T.G, 17 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook