Ballina Aktualitet Turqia paralajmëron Trump: Mos e kalo “vijën e kuqe”

Turqia paralajmëron Trump: Mos e kalo “vijën e kuqe”

Predidenti turk ka paralajmëruar se do të ndërpresë lidhjet me Izraelin nëqoftëse SHBA njeh Jeruzalemin si kryeqytet të saj.

Recep Tayyip Erdogan tha se kjo gjë do të kalonte “vijën e kuqe” për myslimanët.

Donald Trump nuk ka mundur të bëjë zyrtare njoftimin pas shumë shtete po i dalin kundër.

Mediat thanë se Erdogan do të ulë dramatikisht autoritetin e SHBA-së ndaj Jeruzalemit. Ky qytet është “molla e sherrit” mes Izraelit dhe Palestinës.

“Z. Trump! Jeruzalemi është vija e kuqe për myslimanët” tha Erdogan gjatë një deklarate për shtyp. “Ne mund të shkojmë akoma më tej duke ndërprerë marrëdhënien tonë diplomatike me Izraelin për këtë arsye”, shtoi presidenti turk.

Burimi “CNN’/ Përshtati “DuaLajm.com”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook