Ballina Aktualitet U arratisën tre ditë më parë nga auto-burgu, policia greke arreston dy...

U arratisën tre ditë më parë nga auto-burgu, policia greke arreston dy shtetasit shqiptarë (Foto)

Policia greke ka mundur të arrestojë mbrëmjen e së premtes, dy të arratisurit nga burgu tre ditë më parë në momentin që po transportoheshin drejt burgut të Haniasë.

Ata ishin dy të fundit nga grupi prej 4 të arratisurve shqiptare që mundën t’i shpëtojnë gardianëve tre ditë më parë në portin e Pireut.

Sipas policisë, operacioni u zhvillua në lagjen Nea Filqdelfia rreth orës 21:00 të mbrëmjes, sipas orës lokale.

Për kapjen e tyre u dërguan forcat speciale të policisë greke.

Alfons Doçi dhe Emiljano Halili, dy të dënuarit me burgim të përjeteshëm nga drejtësia greke nën akuzat e vrasjes dhe trafikun e lëndëve narkotike, nuk bënë asnjë rezistence gjatë aksionit për kapjen e tyre, sipas mediave greke.

Ata do të dërgohen në gjykatë, ku viteve të dënimit ndaj tyre, do t’i shtohen edhe dënimi për akuzat e arratisjes nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook