Ballina Aktualitet U ekzekutua në Kolumbi, flet babai i tij: Trupin nuk e sollën...

U ekzekutua në Kolumbi, flet babai i tij: Trupin nuk e sollën në Shqipëri

Eqerem Lagjaj, babai i të ndjerit Andrea Lagjaj që mbeti i vrarë pak ditë më parë në Bogota të Kolumbisë ka folur për mediat.

Eqeremi mohon se djali i tij ka qenë i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

“Nuk kam dijeni për aktivititin e djalit sic flitet në media. Djali ka pasur biznes që operonte në fushën e internetit”, shprehet ai.

 Ai shtoi se Andrean e kanë varrosur në Kolumbi, nuk e sollën trupin në Shqipëri dhe për këtë gjë do kërkoj dëmshpërblim për moralin e familjes së tij.

“Pres që policia dhe prokuroria të më thonë dicka në lidhje me trupin. Djalin e kanë vrarë në Bogota, ishim me motorcikletë dhe një makinë”, tha ai

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook