Ballina Aktualitet U ekzekutua me plumb në kokë, ja kush është biznesmeni i vrarë...

U ekzekutua me plumb në kokë, ja kush është biznesmeni i vrarë sot në kryeqytet

Viktima e atentatit të sotëm në kryeqytet, i cili u gjet i shtrirë në trotuar, është identifikuar nga policia e Tiranës.

Sipas burimeve policore, bëhet me dije se bëhet fjalë për shtetasin 64-vjeçar, Memli Begalla.

Mësohet se viktima është biznesmen, dhe zotëronte një pikë shitje gomash në zonën e Yzberishit në autostradë, si edhe një biznes në qendër të Tiranës.

LEXO EDHE:  Është shpallur në kërkim për nxitje dhune, reagon biznesmeni kuksian: Në këto momente të ruajmë qetësinë dhe gjakftohtësinë për të...

Atentatorët kanë qëlluar nga një makinë tip ‘BMW’ e zezë, ndërsa më pas autorët janë larguar, duke e lënë të goditur në kokë. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook