Ballina Aktualitet U gjet i shkrumbuar brenda makinës në Fushë-Krujë/ Del ADN-ja: Xhafer Osmani...

U gjet i shkrumbuar brenda makinës në Fushë-Krujë/ Del ADN-ja: Xhafer Osmani është djegur i gjallë

Del raporti paraprak i mjekëve ligjorë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur rreth 2 javë më parë në Fushë-Krujë.

Sipas raportit mjekësor mësohet se shqiptari nga Kosova i identifikuar si Xhafer Osmani është djegur i gjallë në makinën e tij.

Sipas raportit të ekspertëve, Xhafer Osmani është lidhur, torturuar dhe më pas i është hedhur benzina gjatë kohës kur ai ka qenë i vetëdijshëm.

Mësohet se 57-vjeçari, babai i katër fëmijëve është dhunuar, vrarë dhe më pas, makinës ku ndodhej bashkë me të ishte vënë zjarri për të humbur çdo gjurmë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook