Ballina Aktualitet U përgjua duke kërkuar para, Gjiknuri: Akuza ndaj meje një shashkë, një...

U përgjua duke kërkuar para, Gjiknuri: Akuza ndaj meje një shashkë, një thashethem

Ministri i Energjitikës dhe Infrasturkturës, Damian Gjiknuri ka reaguar për herë të parë lidhur me akuzën se emri i tij, është regjistruar duke folur në telefon me një person që ndodhej nën hetim për afera korruptive.

Në media u shkruajt se ishin dy ministra të qeverisë Rama, të regjistruar duke folur me një person nën hetim, ndërsa dosja ndodhej në Gjykatën e Elbasanit.

Më pas ishte deputeti demokrat Agron Shehaj, i cili përmes një komenti në rrjetet sociale ka publikuar emrat e ministrave, njëri prej të cilëve ishte Damian Gjiknuri.

Mirëpo Gjiknuri e cilësoi si një shashkë akuzën, një thashethem që nuk ka asnjë gjë të vërtetë.

LEXO EDHE:  Shehaj: Intelektualët nostalgjikë bëhet vegël e qeveritarëve narkosocialist

“Meqë isha në Amerikë do të dilte dikush këtej nga Shqipëria të hidhte një shashkë. Është një thashetheme që nuk ka asgjë të vërtetë.

Përsa i përket asaj që ka shkruar deputeti Shehaj është njëlloj sikur unë të shkruaj në Facebook që ka llafe që ai ka paguar 800 mijë euro apo 1 milion euro për të qenë në listën e deputetëve për qarkun e Vlorës”, u shpreh Gjiknuri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook