Ballina Aktualitet U përjashtuan nga dëmshpërblimi, ish-të persekutuarit politikë nisin grevën e urisë

U përjashtuan nga dëmshpërblimi, ish-të persekutuarit politikë nisin grevën e urisë

Në kërkim të ndryshimit për ligjin për dëmshpërblimet dhe për trajtimet e tyre, ish-të përnjekurit politikë u janë rikthyer protestave.

Në simbol të vetëflijimit të Lirak Bejkos rreth 6 vite më parë, një grup prej tyre janë vendosur në çadër pikërisht në vendin ku 47 vjeçari ndërmori aktin ekstrem.

Kreu i shoqatës Nebil Çika I pranishë pranë të perskutuarve, tha: “Jam këtu për ti kujtuar kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij që atëherë erdhi tre herë i vizitoi dhe u premtoi, edhe pas vdekjes së një të burgosuri politik, Lirak Bejkos. U premtoi se do ti zgjidhte këto probleme që këta kanë sot, për dëmshpërblimet, i cili përjashton shumë kategori. Ata që janë ngujuar sot në grevë urie janë pikërisht nga këto kategori të përjashtuara. Ata kanë bërë burg politik, kanë patur akuza politike dhe ligji i ka përjashtuar ata nga dëmshpërblimi.”

Vetë ish-të dënuarit politikë theksojnë se as ata dhe as trashëgimtarët e tyre nuk kanë përfituar asnjë këst të dëmshpërblimit. “Akoma pa marrë asnjë kist, si dhe trashëgimtarët që nuk kanë marrë asnjë kist. Prandaj i bëj thirrje të gjithë popullit.”, shtoi Çika.

Ish-të dënuarit politikë për mediat theksojnë se nuk do të tërhiqen nga greva, duke këmbëngulur në plotësimin e kërkesave.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook