Ballina Aktualitet U proceduan penalisht/ Të rinjtë e FRPD e LRI protestojnë para Ministrisë...

U proceduan penalisht/ Të rinjtë e FRPD e LRI protestojnë para Ministrisë së Brendshme: ‘Xhafaj ik’, ‘Rama ik’, ‘Burg, burg, burg’… (VIDEO)

Të rinjtë e FRPD dhe LRI-së kanë nisur një tjetër protestë para Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm, si subjekt i Ligjit Antimafia

Pjesëmarrësit në këtë protestë kanë kërkuar largimin e Edi Ramës nën thirrjet “Rama ik”, ndërsa është shfaqur një video e shkurtër e serialit Narcos e përshtatur në realitetin shqiptar.  “Burg burg burg”, “Qeveria e drogës” dhe “Rama ik” ishin thirrjet e të rinjve dhe qytetarëve që iu bashkuan protestës së pasdites.

“Tani edhe policia e shtetit do të ketë mundësi të shohë se për cilat klane punon sot”, tha kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi

Protestuesit kanë kërkuar largimin e Fatmir Xhafajt nën thirrjet “Xhafaj ik”.

Deputetja dhe njëherësh dhe kryetarja e LRI, Floida Kërpaci ka thënë se drejtësia nuk është e barabartë, duke kujtuar edhe një herë rastin e mbylljes hetimeve kundër Ramës, për thirrje t që ky i fundit bëri në fushatën e vitit 2017.

Ndërsa në korë dëgjoheshin thirrje: “Rama ik, Xhafaj ik, jo qeveri e krimit dhe e drogës, poste shteti i drogës”

Kjo protestë vjen si pasojë e përfshirjes së vëllait të Fatmir Xhafajt në trafiqe droge.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook