Ballina Aktualitet Ulje drastike e temperaturave, meteorologët: 90% e territorit të vendit do të...

Ulje drastike e temperaturave, meteorologët: 90% e territorit të vendit do të zbardhet, flokë dëbore edhe në Tiranë

Meteorologët kanë njoftuar për motin në ditët në vijim, duke na lajmëruar për reshje dëbore thuajse në të gjithë vendin.

Sipas tyre, vendi do të pësojë ulje drastike temperaturash, që mund të arrijnë deri në -12 në zonat malore, duke nënvizuar se flokë dëbore mund të bien edhe në kryeqytet.

Gjatë mbrëmjes reshje do të ketë në gjithë veriun, ndërsa pas mesnatës, 90 % e territorit të vendit do zbardhet nga bora.

Flokë dëbore do të shihen edhe në qytetin e Tiranës ndërsa në zonat e Durrësit, Kavajës nuk do të ketë reshje dëbore.

LEXO EDHE:  Një stuhi e fuqishme dimërore po vjen, meteorologët paralajmërojnë se për disa ditë...

Përmirësim të situatës meteorologjike do të ketë të mërkurën dhe të enjten, përsa i përket reshjeve, por temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta, ndërsa të premten ka një rritje të theksuar temperaturash.

Sipas meteorologëve, fundjavën tjetër i kthehemi kushteve normale të motit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook