Ballina Aktualitet Ulsi Manja publikon kriteret që duhen për tu bërë Prokuror i Përgjithshëm,...

Ulsi Manja publikon kriteret që duhen për tu bërë Prokuror i Përgjithshëm, ja çfarë duhet të kalojë pas emërimit

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i bën thirrje të gjithë prokurorëve që të plotësojnë kriteret që të mund të konkurojnë në garën për tu bërë Kryeprokuror.

Manja njoftoi se afati i fundit për tu bërë pjesë e kësaj gare është dita e martë në orën 18:00.

Në deklaratën që dha për mediat, deputeti socialist tha se lista e kandidatëve do të bëhet publike, dhe pas kësaj do caktohet data për seancat dëgjimore.

“Duhet të jetë prokuror, pra pjesë e sistemit. Duhet të ketë mbi 15 vjet dhe të ketë mbaruar ose Magjistraturën ose të ketë gradë, dua të veçoj se këto të dyja të fundit nuk është domosdoshmëri të ketë mbaruar Magjistraturën, mjafton të ketë gradë, ose mjafton të ketë mbaruar Magjistraturën. Do të kalojë procesin e vettingut pasi te jetë emëruar. Ne do të bëjmë publike listën e kandidatëve për këtë detyrë dhe menjëherë siç e planifikon vendimi do të përcaktojmë datën dhe orën e seancës dëgjimore me të gjithë kandidatët. Pastaj komisioni ka edhe dy ditë të tjera kohë për të bërë një vlerësim të kritereve dhe të meritës për secilin nga kandidatët që do të jenë pjesë e kësaj gare”, tha deputeti Manja.

Pavarësisht emrave të shumtë të përfolur ditët e fundit vetëm pas të hënës, do të shihet se cilët janë prokurorët, që ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe do të hedhin vetë dorashkën e sfidës në një garë publike.

“Dy ditë janë të mjaftueshme, pasi procedura është shumë e thjeshtë, një jetëshkrim dhe një shprehje interesi”, tha Manja.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Rrëfimi/ "Vaçe Zelës nuk i lejohej të qarkullonte vetëm dhe ngarkuan Anida Taken si shoqëruese"