Ballina Aktualitet Urdhëroi vrasjen e bashkëshortes, burg përjetë për biznesmenin Sadetin Sula

Urdhëroi vrasjen e bashkëshortes, burg përjetë për biznesmenin Sadetin Sula

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me burgim të përjetshëm Sadetin Sulën, i akuzuar si porosites i vrasjes së bashkëshortes Suela Sula, me 18 prill në Shkodër.

Suela Sula, 38 vjeçarja nëna e tre fëmijëve, u gjet e mbytur në tualetin e mobilerisë e cila ishte në bashkëpronësi me bashkëshortin e saj, Sadetin Sula, në Shkodër, në prill të 2016.

Fillimisht u mendua se Sadetin Sula ishte personi që kishte mbytur me duar bashkëshorten e tij por hetimet e helluara zbuluan diçka tjetër.

Analiza e ADN-se zbuloi se ekzekutori material i krimit është Fatjon Karmeshta, punëtor në mobilieri por dhe njeriu me të cilin Sadetini kishte raporte të ngushta.

Me bindjen se Fatjoni “kreu krimin në bashkëpunim dhe me porosi të të pandehurit Sadetin Fadil Sula” prokuroria kërkoi arrestimin e tij.

Biznesmeni i frikësohej divorcit për përgjysmimin e pasurisë dhe akuzonte bashkëshorten për tradhti. Përgjimet e kryera para vrasjes nga vetë viktima, treguan se si Sadetin Sula dhe ish-punonjësi i tij planifikuan çdo gjë.

Në disa përgjime të policisë 45-vjeçari fliste për magji ndaj viktimës dhe në një moment, Sadetini shprehej se më mirë e mbyste me duart e tij, sesa ta lejonte bashkëshorten t’i merrte gjysmën e pasurisë.

Sadetini i ankohej punonjësit se Suela nuk i nënshtrohej dhe Karmeshta shprehet se këtë punë do ta rregullonte ai.

Që në momentin e arrestimit Sadetini ka mohuar të ketë qenë autori i vrasjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook