Ballina Aktualitet Vajza shkon të tërheqë paratë në bankomat, por surpriza që i ndodh...

Vajza shkon të tërheqë paratë në bankomat, por surpriza që i ndodh e bëri me zemër

Një vajzë 27-vjeçare, banuese në Durrës ka denoncuar në polici vjedhjen e parave në llogarinë e saj bankare.

27-vjeçarja pretendon se në një bankë në Durrës i kanë vjedhur para nga llogaria e saj përmes mashtrimit kompjuterik dhe falsifikimit të të dhënave.

Me të kuptuar mungesën e parave në numrin e llogarisë, vajza i është drejtuar Komisariatit të Policisë në Durrës për të bërë kallëzim penal.

Njoftimi nga Seksioni kundër krimit kompjuterik:

Më datë 10.01.2018, shtetësia N.Z, vjeç 27, banues në Durrës, kallëzon se në një bankë të nivelit të dytë dega Durrës, nëpërmjet falsifikimit të të dhënave e mashtrimit kompjuterik, në llogarinë e saj kanë tërhequr një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 143/b i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook