Ballina Aktualitet Vasili: Kryeministri dhe kori i bretkocave kërkojnë që Shqipëria të kthehet në…

Vasili: Kryeministri dhe kori i bretkocave kërkojnë që Shqipëria të kthehet në…

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas protestë së zhvilluar ditën e djeshme nga opozita ku theksoi se populli dje izoloi kryeministrin Edi Rama.

Me anë të një statusi në Facebook, Vasili tha se kryeministri dhe kori i bretkocave, që kuasin përqark tij kërkonin që Shqipëria të kthehet në një moçal të madh.

Postimi i Vasilit:

Populli izoloi kryeministrin e vetmuar dhe bretkocat perqark tij.

Protesta vuri perballe nderin e moralin e qytetareve ne njeren ane dhe nga ana tjeter kryeministrin e kriminalizuar, te vetmuar,te izoluar dhe bretkocat vetmitare rreth tij, te shplara nga dinjiteti e qe rrine poshte atleteve te tij vetem per ca para te ndyta me shume.

Morali i qytetareve nga njera ane dhe amoraliteti i kryeministrit u ndane nje here e mire.

Kjo ishte nje fitore kaq e madhe, qe kalon cdo fitore tjeter sepse kryeministri dhe kori i bretkocave, qe kuasin perqark tij kerkonin qe Shqiperia te kthehet ne nje moçal te madh kolektiv ku ata te gjallonin pa siklet dhe pa u dalluar,te ushqyer nga narkothelat dhe ne sherbim te perulur te vetmitarit te madh qe ka zaptuar qeverine.

Ky eshte hapi me gjigand qe populli beri dje duke e vene qoshe te vetmuar dhe te izoluar kryeministrin dhe bretkocat e tij. Fundi eshte i pashmangshem dhe eshte shume afer…

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook