Ballina Aktualitet Vasili reagon pas deklaratës së ambasadës amerikane: U dhunua hapur kushtetuta e...

Vasili reagon pas deklaratës së ambasadës amerikane: U dhunua hapur kushtetuta e bekuar nga SHBA

Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së ambasadës amerikane në Tiranë ku shprehet se populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së nëpërmjet një postimi në Facebook shprehet se sot kushtetuta e reformuar e bekuar nga Venecia dhe nga SHBA ra, dhe fitoi kushtetuta e droges se kryeministrit.

Postimi i Vasilit:

Sot u dhunua hapur kushtetuta e bekuar nga SHBA.

Sot kryeprokurori u zgjodh pa veting,pa veting e kuptoni ose me sakte WITHOUT VETING,
per ata qe flasin anglisht.
Kushtetuta e reformuar e bekuar nga Venecia dhe nga SHBA ra dhe fitoi kushtetuta e droges se kryeministrit.
Opozita eshte ne mbrojtje te kushtetutes se Venecias dhe SHBA per ballafaqim me standartet e reja te reformes dhe qe cliron drejtesine nga kapja.
Qeveria e shqeu kushtetuten,rrembeu prokurorin dhe percau vendin dhe kundervuri shqiptaret me njeri tjetrin ne nje konflikt te thelle civil e shkaterrues.
Sot reforma ne drejtesi nuk filloi,ajo vdiq perfundimisht bashke me shpresen e shqiptareve per nje drejtesi te re.
Kush nuk e sheh eshte miop,kush e sheh dhe e mbeshtet kapjen e kryeprokurorit nga kryeministri,nuk eshte mik i shqiperise.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook