Ballina Aktualitet Vasili vijon me akuzat: Taksa progresive, produkt i mendjeve të çmendura e...

Vasili vijon me akuzat: Taksa progresive, produkt i mendjeve të çmendura e hajdute të qeverisë

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka akuzuar sërish qeverinë se me taksën progresive po çon vendin drejt rrënimit financiar.

Vasili i ka mbështetur akuzat e tij edhe me raportin e Bankës Botërore, e cila thotë se në çdo vend të botës sistemi i taksave e ul varfërinë, ndërsa në Shqipëri sjellin rritjen më të lartë.

Në një status në Facebook, kreu i grupit të LSI-së citon Bankën Botërore: “Taksa progresive dhe i tërë koncepti financiar për shtetin i kësaj qeverie është shumë armiqësor për të varfërit dhe në shërbim e i nënshtruar ndaj oligarkëve”.

Statusi i plotë

Banka Boterore foli,taksat hajdute te qeverise po rrenojne qytetaret.

Qeveria po e rrokullis vendin drejt nje rrenimi financiar te paralajmeruar.Taksa progresive produkt i mendjeve te cmendura, por dhe hajdute te paskrupull te qeverise po destrukturon vendin nga ana sociale.

Thellimi i varferise dhe mbeshtetja ndaj oligarkise me te cilen qeveria ndan parate jane ekstremet tragjike ku kryeministri po zhyt vendin

Banka Boterore thote:

“Vetëm si pasojë e taksave, popullsia shqiptare që jeton me më pak se 4 dollarë në ditë, rritet nga 22.6 për qind në 29.1 për qind”.

Taksa progresive dhe i tere koncepti financiar per shtetin i kesaj qeverie eshte shume armiqesor per te varferit dhe ne sherbim e i nenshtruar ndaj oligarkeve.

Opozita kerkoi uljen e TVSH per artikujt jetike te ushqimeve te shportes nga 20% ne nivelin 5%.

U kerkua nga opozita edhe heqja e TVSH per bisnesin e vogel qe u refuzua eger nga qeveria.

Ja c’thote Banka Boterore:

“Në vende si Kili, Meksika, Rusia dhe Kolumbia sistemi i taksave e ul varfërinë. Ndërsa Shqipëria është një nga vendet ku taksat sjellin rritjen më të lartë të varfërisë,” thuhet në raport.

LEXO EDHE:  "Nga rënia e flokëve tek dobësimi i muskujve", këto janë 7 shenjat kur trupi juaj ka nevojë urgjente për proteina

“Taksat indirekte, veçanërisht Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është ai që shkakton rritjen më të madhe të varfërisë në Shqipëri,”

Perfundimisht i gjithe sistemi financiar qe iu imponua shqiptareve dhunshem prej kesaj qeverie ka deshtuar totalisht.

Belbezitjet demenciale per ekonomine te nje kryeministri te paditur dhe paranojak per pushtetin e tij personal po e shtyjne vendin drejt gremines dhe rrenimit te pandalshem ekonomik e social.

Njerezit e thjeshte jane mberthyer per fyti nga qeveria dhe po ripen ne menyre te pameshirshme me taksa cnjerezore.

Duhen ndalur sot.

Shqiptaret jane pa drejtim ###

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook