Ballina Aktualitet Vau i Dejës/ Qëlloi me armë gjahu drejt makinës në lëvizje, arrestohet...

Vau i Dejës/ Qëlloi me armë gjahu drejt makinës në lëvizje, arrestohet autori (Emri)

Disa të shtëna me armë zjarri drejt një makine në lëvizje janë shënuar pasditen e sotme në Bushat të Vaut të Dejës.

Menjëherë pas ngjarjes, në të cilën fatmirësisht nuk pati të lënduar, është arrstuar edhe autori, 

Bëhet fjalë për shtetasin Zefjan Çuni, 40 vjeç, banues në fshatin Bushat, i cili pas një konflikti ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit me të cilën ndodhej personi tjetër.

Çuni, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit që drejtohej nga Z.Ll., 40 vjeç, por pa shkaktuar pasoja, njoftoi Policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook