Ballina Aktualitet Vazhdon fortuna e shkarkimeve/ Ministrja e PD shkarkon drejtorin rajonal të Sigurimeve

Vazhdon fortuna e shkarkimeve/ Ministrja e PD shkarkon drejtorin rajonal të Sigurimeve

SHPËRNDAJE

 

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kërtusha që vjen nga rradhët e PD-së ka firmosur shkarkimin e Drejtorit të Sigurimeve në Korçë, Ilri Bajlo.

Kërtusha i ka propozuar Astrit Hados, Drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, largimin nga puna të Bajlos, pasi nuk ka marrë masa për mospërdorimin e burimeve njerëzore për fushatë.

“Megjithëse i është kërkuar marrja e masës disiplinore “Largim nga Puna” për znj.Luiza Qipo, me detyrë Përgjegjëse e Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore, Ersekë, Z.Bajlos në mohim të hapur të të gjitha fakteve të vëna në dispozicion, të cilat vërtetonin shkeljen e znj.Qipo, ka marrë një masë më të lehtë se kërkesa e bërë nga MMSR. Në këto rrethana është konstatuar se znj.Qipo vazhdon të përdorë zyrën e shtetit në funksion të fushatës zgjedhore, duke shkelur rëndë ligjin.Nisur nga kjo situatë, Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë znj. Xhulieta Kërtusha kërkon bashkëpunimin e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur lirimin e zyrave të shtetit nga znj.Qipo e cila në kundërshtim të hapur të ligjit dhe vendimit nr.473, datë 01.06.2017 ka uzurpuar zyrat Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore Ersekë, duke i përdorur për fushatë zgjedhore, në favor të një subjekti politik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mirëqënies.

 

Comments

comments