Ballina Aktualitet Vazhdon telenovela hakmarrjes në Lezhë, dje i ngritën pritë dhe e plagosën...

Vazhdon telenovela hakmarrjes në Lezhë, dje i ngritën pritë dhe e plagosën sot i bëjnë një surprizë të dytë

Një ngjarje tjetër kriminale u shënua në Lezhë ku pas plagosjes së 47 vjeçarit me inicialet A.GJ disa persona që mbeten ende të paidentifikuar i kanë djegur makinën.

Nga të dhënat zyrëtare të policisë në datën 12.07.2017, nga ora 02:30 një njoftim nga Kalivaçi ka ardhur tek zyrat e policisë se një automjet është djegur plotësisht. Në vendngjarje janë paraqitur shërbimet policore që kanë konstatuar një automjet tip “Benz” që posedohej nga i plagosur 47-vjeçar A.GJ, banues në Kalivaç të Lezhës dhe i parkuar tek banesa e shtetasit P.C edhe ky banues në Kalivaç.

Deri më tani rezulton që zjarrvënia të ketë qenë e qëllimshme dhe se policia po përpiqet të identifikojë dhe arrestojë autorin.