Ballina Aktualitet Vdekja e Marvi Mihalit Prindërit : Duam drejtësi për djalin tonë

Vdekja e Marvi Mihalit\ Prindërit : Duam drejtësi për djalin tonë

 Seanca gjyqësore e Marvi Mihalit  të riut i cili humbi jetën gushtin e shkuar është mbajtur sot në gjykatën e Tiranës , nga ku u mor dëshima e prndërve të tij.

Këta të fundit kërkuan drejtësi për vrasjen djalit të tyre, ndërsa thanë se kërkojnë dënimin maksimal për autorët.

Nëna e Marvi Mihalit, tha se besonte te drejtësia dhe se do luftonte deri në fund, por nëse kjo nuk ndodh do bëjë vetëgjyqësi. Të pandehur për vrajsen, janë Dejvis dhe Eugen Bitraj dhe Kridens dhe Marsel Alla.   

Pavllo Mihali: Kam fakte që vrasesit e djalit tim janë kontigjent kriminal. Ditën e ngjarjes kam qenë në Sarandë dhe jam njoftuar nga kunati ime. Kam parë me qindra dhe mijëra herë videon e vrasjes së djalit tim. Personi që e qelloi është Dejvi Bitraj. Ai e ka qelluar pasi Eugen Bitraj e ka goditur nga pas dhe rrëzuar në toke. Dënimi duhet të jetë maksimal.

Fatmira Mihali: Dua të sqaroj se nuk do të ketë kurrë gjyq për dëmshperblim. Nuk ka vlerë që me zëvendeson djalin. Në ngjarje Marvi ka hyrë vetëm për të ndarë dy persona. Eugen Bitraj e tërhoqi nga pas dhe e rrëzoi. Ata ishin përgatitur për të vrarë. Do vrisnin këdo qe do u dilte para. Kam besim tek drejtesia dhe sa të kem jetë do luftoj.