Ballina Aktualitet Vdekja e Vokrrit, Berisha shpreh ngushëllimet: Mbushi me krenari zemrat e shqiptarëve,...

Vdekja e Vokrrit, Berisha shpreh ngushëllimet: Mbushi me krenari zemrat e shqiptarëve, humbje e madhe

Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri, u nda nga jeta ditën e sotme për shkak të një ataku kardiak.

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një statusi në ‘Facebook’ ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e parakohshme të Vokrrit.

Berisha thotë se kjo është një ditë zie për sportin shqiptar dhe se Vokrri edhe në kohën e pushtimit barbar serb mbushi me krenari zemrat e shqiptarëve. 

Statusi i Berishës:
Dite zie për sportin shqiptar!
Fadil Vokrri, futbollisti legjendar, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës mbylli sytë përgjithmonë!

Me këtë rast le të shprehim të dashur miq dhimbjen dhe mirënjohjen tonë të thellë ndaj legjendës së futbollit kombëtar, i cili, dhe në kushtet e pushtimit barbar serb të Kosovës, me talentin e tij të rrallë dhe kulmet që arriti u bë një emër i madh në futbollin e kohës dhe mbushi me krenari zemrat e mbarë shqiptarëve.

Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij dhe autoriteteve të Kosovës për këtë humbje të madhe për sportin dhe mbarë kombin shqiptar, i lutem Zotit që shpirti i Fadil Vokrrit, futbollistit të pavdekshëm shqiptar të prehet në paqe! Sb

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook